Pushteti dhe opozita të bëhen së basku pasi bëhet fjalë për ardhmërinë e shtetit dhe për ardhmërinë e gjeneratave të ardhshme. Është bërë kompromis me Greqinë, por me marrëveshjen janë mbrojtur gjuha dhe identiteti i Maqedonisë, ndërsa përfitimet nga hyrja në NATO dhe BE janë të mëdha, si në aspektin e sigurisë, ashtu edhe në atë ekonomik, porositën përkrahësit e opsionit “për” në referendum.
“Dyert janë të hapura dhe bota na shtriu dorën për vetëm disa ditë në Maqedoni për vizitë arritën njerëzit më të fuqishëm në botë. Kjo tregon se më 30 shtator me të vërtetë kemi përgjegjësi historike, ta shfrytëzojmë atë mundësi edhe në emrin tonë edhe në emër të gjeneratave të ardhshme. Dhjetë vite na kanë bindur se Maqedonia duhet të fundoset në izolim. Pasi bota nuk na do. Këto ditë tregojmë se kjo ka qenë gënjeshtër. Tregojmë se bota di t’i çmojë përpjekjet që i kemi bërë vitin e kaluar”, tha ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në Probishtip.
Për ithtarët e koalicionit “Dil Për Maqedoni evropiane” me hyrjen në NATO dhe BE, do të kemi kufij të sigurta, rritje të ekonomisë, rritje të investimeve të huaja dhe eksportit, të ardhura dinjitoze për qytetarët, ardhmëri të sigurt dhe perspektivë që të rinjtë të mbeten në shtet, zhvillim të frymës sipërmarrëse dhe cilësi në arsim.
“Nëse dëshirojmë perspektiva me të ardhura dinjitoze, të gjithë e dimë se duhet të hapemi si shtet. Me integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, ne asnjëherë më nuk duhet të druajmë për sigurinë tonë. Ky është edhe një përfitim i madh për shtetin”, tha Zaev dje nga Makedonska Kamenica.