Në organizim të Institutit për Politikë Evropiane (EPI) – Shkup, Institutit për Demokraci “Societas Civilis” – Shkup dhe Qendrës për Analiza Ekonomike, ndërsa në bashkëpunim me Institutin Aspen nga Berlini, sot në Shkup do të mbahet tryezë e rrumbullakët me temën “E ardhmja euroatlantike për Maqedoninë?”.
Në ngjarje është paralajmëruar fjalim i ministrit të Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, ambasadorit Kristian Helbah, përfaqësuesit special për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s dhe të drejtorit për program ekonomik nga Qendra për Ruajtje të Demokracisë, Rusllan Stefanov.
Në tryezën e rrumbullakët siç është paralajmëruar, është ftuar edhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. (MIA)