Tenderi për rregullim holtikultural që e shpalli Qeveria në vlerë prej 640 mijë eurove ka të bëjë me 20 objekte shtetërore dhe sipërfaqe prej 133.654 metra katror për periudhën prej tre viteve, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.
Ai sqaroi se për mirëmbajtjen e këtyre sipërfaqeve në ditë duhet të angazhohen 25 persona.
“Shuma e theksuar në tender është vetëm shumë e vlerësuar. Tenderi është në rrjedhë dhe nuk do të thotë se do të shpenzohen këto mjete”, sqaroi Boshnjakovski.
Si plotësim, theksoi se mes 20 objekteve për të cilat është parashikuar rregullimi i holtikulturës bëjnë pjesë Qeveria, RTVM, vila e presidentit, vilat në Dojran, në Ohër, Klubi i deputetëve…
Ndryshe, sipas Boshnjakovskit, çmimi për metër katror për mirëmbajtje mund të arrijë 8,5 denarë për metër katror.
Tenderi zhvillohet përmes Byrosë për furnizime publike dhe është shpallur para 45 ditëve. (MIA)