Benzinat prej sonte në mesnatë lirohen për gjysmë denar për litër, ndërsa çmimi i dizelit rritet për gjysmë denar, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE).
Me vendimin bëhet ulja e çmimeve me pakicë dhe i rafinerive të derivateve të naftës mesatarisht për 0,66 përkatësisht për 0,28 për qind.
Çmimi i ri i shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 do të arrijë 71 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet për 72,5 denarë. EURODIZEL (D-E V) do të kushtojë 63 denarë për litër, derisa çmimi i shitjes me pakicë të Ekstra vajit të lehtë për amvisëri (EL-1) mbetet i njëjtë, përkatësisht 51,5 denarë për litër.
Me vendimin e KRE-së për 0,598 denarë për kilogram zvogëlohet edhe çmimi i shitjes me pakicë i mazutit M-1 NS dhe tani do të arrijë 33,053 denarë.
Si arsye për ndryshimin e çmimeve të derivateve të naftës nga KRE e potencojnë për katër për qind çmimin mesatar më të ulët të naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e fundit dhe për 3,03 për qind kursin më të lartë të dollarit në raport të denarit. (MIA)