Kallëzim penal është ngritur sot kundër ish kryetarit të Komunës së Karposhit Stevço Jakimovski, për shkak të keqpërdorimit të pozitës dhe autorizimit zyrtar.
Policia Financiare sot ka dalë me kumtesë ku informohet se kallëzim penal kundër Jakimovskit për shkak të dyshimit të bazuar për të njëjtën vepër, si dhe për shkak të bashkëpunimit është ngritur kallëzim penal edhe kundër M.D, udhëheqës i Sektorit për Furnizime Publike. N.N. ndihmës udhëheqës i Sektorit për Çështje Financiare. S.M udhëheqës i Sektorit Normativ në Sektorin Juridik dhe A.S., udhëheqës i Sektorit për Kontabilitet.
Duke e keqpërdorë pozitën dhe autorizimin zyrtar Jakimovski dhe bashkëpunëtorët e tij i kanë mundësuar të përfitojnë fitim të paligjshëm personave juridikë Alkonproekt në vlerë prej 33.789.441 denarë dhe S.M. Kompani në vlerë prej 2.845.234 denarë, me çfarë e kanë dëmtuar buxhetin e Komunës së Karposhit gjithsej për 36.634.675 denarë.
Jakimovski, siç theksohet në kumtesë në cilësi të kryetarit të Komunës së Kaproishit gjatë vitit 2012 dhe 2013 e ka keqpërdorë pozitën dhe autorizimin zyrtar me atë që në emër dhe në llogari të komunës ka zbatuar dy procedura për furnizime publike.
Jakimovski në vend që ta shfuqizojë marrëveshjen dhe ta aktivizojë dhe paguajë garancinë bankare të ofertës konform nenit 47 nga Ligji për furnizime publike, i ka lejuar ekzekutuesit të fillojë me kryerjen e aktiviteteve konform marrëveshjeve, ndërsa pastaj për shkak të kryerjes jocilësore dhe je me kohë të punëve i ka shfuqizuar marrëveshjet me kryerësin, me çfarë i ka mundësuar të përfitojë fitim të paligjshëm në emër të garancive bankare të pasiguruara dhe të papaguara për kryerje cilësore të marrëveshjes me vlerë të përgjithshme prej 911.166 denarë, në dëm të buxhetit.
M.D. në cilësi të udhëheqësit të Sektorit për Furnizime Publike në Komunën e Karposhit gjatë vitit 2012-2016 e ka keqpërdorë pozitën dhe autorizimin zyrtar në mënyrë që në proceduart e zbatuara për furnizime publike me Alkonproekt, edhe pse e ka ditur se nuk është dorëzuar garanci bankare, në vend që të propozojë aktivizim dhe pagesë së garancisë bankare të ofertës dhe të shpallë referencë negative për ofruesin i ka ndjekur marrëveshjet, me çfarë i ka mundësuar personit juridik të përfitojë me fitim të paligjshëm në emër të garancive bankare të pa aktivizuara, a.q. të papaguara të ofertës.
N.N. në cilësi të kryetarit të Komisionit për furnizime publike, S.M si anëtar i Komisionit dhe A.S. si zëvendësanëtar në vitin 2016 e kanë keqpërdorë pozitën dhe autorizimin zyrtar me çfarë në kundërshtim me normat ligjore e kanë pranuar ofertën e S.M Kompani sh.p.k Sveti Nikollë, edhe pse nuk ka dorëzuar certifikatë për cilësi të materialeve sendërtuese, si dhe siç është paraparë në specifikimin teknik të dokumentacionit tenderial. Me këtë i kanë mundësuar të marrë pjesë në procedurën dhe të përzgjidhet ofertues më i volitshëm dhe të përfitojë këtë përfitim të paligjshëm. (MIA)