Hapen dyert për hyrje në NATO dhe fillimin e bisedimeve me BE-në, në referendum zgjidhet ardhmëri apo izolim.
Me zgjidhjen e kontestit midis Maqedonisë dhe Greqisë hapen dyert për hyrjen e Maqedonisë në NATO dhe fillimin e bisedimeve me BE-në, me identitet të mbrojtur dhe të fuqizuar të Maqedonisë.
Kemi mundësinë historike për të siguruar ardhmërinë e Maqedonisë. Ëndrra e shumë gjeneratave, aspirata e paraardhësve tanë është brenda mundësive, neve na takon ta përmbushim tërësisht, në interes të të gjithë qytetarëve të cilët jetojnë në Republikën e Maqedonisë.
Është e qartë, me mbështetjen e Marrëveshjes midis Maqedonisë dhe Greqisë ne mbështesim që Maqedonia të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s, e sigurojmë identitetin tonë.
Nëse Hristian Mickoski ka pak përgjegjësi dhe seriozitet, publikisht të paraqitet dhe do të tregojë për cilin opsion është.
Të gjitha partitë politike janë të bashkuara e që janë për BE dhe NATO, ndërsa vetëm Mickoski dhe kryesia e VMRO-DPMNE-së është izoluar dhe është kundër integrimit, në përpjekje për të mbrojtur krimin.
Pavarësisht sjelljes antishtetërore dhe të papërgjegjshme të VMRO-DPMNE-së, qytetarët e Maqedonisë do ta shfrytëzojnë mundësinë historike për progres.
Në referendum do të zgjedhin ardhmërinë, do të thonë PO për një shtet normal, demokratik, të përparuar, të sigurt dhe progresiv për të gjithë, anëtare e BE-së dhe NATO-s. (MIA)