Petrus Toines, nga Civika Mobilitas, në konferencën “Perspektiva të Maqedonisë: Si deri në Evropë?”, në organizim të Civilit dhe MCMS, foli për marrëveshjen me Greqinë, nevoja për fushatë për referendumin e ardhshëm, si dhe për shoqërinë aktive qytetare.
Toines theksoi se pikërisht sektori civil është ai që duhet dhe mundet më së tepërmi të kontribuojë për dalje nga kjo krizë dhe ta hap rrugën drejt integrimeve.
Ai vlerëson se pikërisht në këtë periudhë kur po ndodh Bregziti, Maqedonisë i duhet fushatë e mirë për sukses të referendumit.
Konferenca është pjesë e projektit “Media të lira për shoqëri të lirë” të cilin Civili e zbaton me mbështetje të Ministrisë Federale për Punë të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë.