“Marrëveshjen historike me Greqinë unë e shoh si arritje në vete, diçka që është e rëndësishme vetvetiu, dhe jo si investim në eurointegrimet. Mendoj se nuk do të ishte parimore që një çështje e tillë historike, çështja e identifikimit, të instrumentalizohet në çfarëdo kuptimi afatshkurtë historik. Për këtë arsye, unë këtë vendim e përshëndeta në mënyrë pozitive, dhe jo në shërbim të eurointegrimeve”, tha Katerina Kollozova, ISSHS, në konferencën Perspektiva të Maqedonisë: Si deri në Evropë?, në organizim të Civilit dhe MCMS.
“Çuditshëm, për një vit i mbyllëm dy çështjet e dhimbshme në mënyrë përkatëse dhe të duhur për Maqedoninë. Sipas meje, marrëveshja me Bullgarinë është korrekte. Po, kjo marrëveshje shënon dallime rreth çështjeve historike, por edhe shënon mënyrë të civilizuar të diskutimit rreth këtyre dallimeve. Marrëveshja e dytë u zgjidh për ne në atë pjesë ku jemi të prekur, pozitivisht. Ne pretendonim se negociatat me Greqinë na brengosin nga aspekti identitar…Kuptohet, kam sensin e shëndoshë dhe e di se emri i shtetit nuk mundet të ma ndryshojë identitetin, por e di se kishte çështje të cilat e preknin identitetin dekada me radhë në ato negociata”, theksoi Kollozova.
Kollozova foli për rëndësinë e këtyre dy marrëveshjeve pavarësisht nga pranimi në NATO dhe BE, duke vlerësuar se Marrëveshja me Greqinë duhet të konsiderohet si sukses në vete, dhe jo si obligim dhe kusht në proceset e eurointegrimeve.
“Tani, kur pretendohet se është bërë arritje me atë që është ruajtur mbiemri në përshkrimin e etnosit dhe është ruajtur emërimi i gjuhës ashtu si është që është e drejtë me të gjitha përkthimet, mua dikush më bind se kjo nuk është arritje. Sipas meje, kjo është një arritje e madhe, sepse i di përmendësh të gjitha propozimet, së paku ato që konsiderohen si zyrtare nga Nimici dhe nuk njoh asnjeri që nuk ka qenë i kyçur në propozimin për emrin për gjuhën ose për nacionalitetin, në të cilin nuk është biseduar për mbiemrin. Nëse mbiemri rrezikohet, atëherë rrezikohet emërimi në preambulën…”, tha Kollozova.
Konferenca është pjesë e projektit “Media të lira për shoqëri të lirë” të cilin Civili e zbaton me mbështetje të Ministrisë Federale për Punë të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë.
Biljana Jordanovska
Kamera: Atanas Petrovski
Montazhi: Arian Mehmeti