Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, sot dhe nesër, merr pjesë në segmentin e lartë të punëtorisë rajonale TAIEX për ekonomi qarkulluese, të organizuar në bashkëpunim me Drejtorinë rajonale të mjedisit jetësor të Komisioni Evropian, e cila mbahet në Tiranë Shqipëri.
Makraduli gjatë fjalimit para të pranishmëve në punëtori e ka theksuar gatishmërinë dhe përkushtimin për avancimin e mjedisit jetësor.
Siç kumtoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Makraduli posaçërisht e ka theksuar angazhimin në pjesën e menaxhimit me mbeturinat përmes miratimit të Planit për parandalimin e krijimit të mbeturinave, duke i përmbushur kërkesat e BE-së për ekonomi qarkulluese.
Makraduli i ka informuar kolegët e rajonit dhe BE-së, për ndryshimet e rregullores ligjore për harmonizim 100 për qind me legjislacion evropian, duke përfshirë ekonominë qarkulluese, posaçërisht në pjesën e cila ka të bëjë me vepruesit kolektiv, ku krahas mbledhësve standard do të rregullohet mbledhja e mbeturina të tekstilit, mbeturinat e vajit.
Në fund, ai i ka theksuar aktivitetet e ardhshme lidhur me luftën me mbeturinat e plastikës, si dhe implementimin e qendrave rajonale për menaxhim me mbeturinat.
(MIA)