Ministria e Shëndetësisë sot informoi se duhet të pritet rezultati nga obduksioni dhe të mos spekulohet se vdekja e lehonës nga Gjevgjelia, Elizabeta Saviq-Dineva (31) është e lidhur me lindjen e saj dhe se bëhet fjalë për gabim mjekësor. Ajo pesë ditë pas lindjes në Spitalin e përgjithshëm në Gjevgjeli, më 29 qershor, për shkak të sulmeve epileptike me prejardhje të panjohur, ishte sjellur në Qendrën klinike në Shkup, ku pas dy javëve ndërroi jetë.
“Ajo së pari u hospitalizua në Klinikën për neurologji, ku qëndroi 24 orë. Fillimisht ishte në gjendje të mirë të përgjithshme, është ushqyer normalisht, ka biseduar, pas çka kishte rënë në gjendje kome dhe një orë ishte rianimuar në Qendrën urgjente. Menjëherë ishte kërkuar mendim konsiliar nga Klinika për anestezion, rianimacion dhe mjekim intensiv (KARMI), pre ku informojnë se është vepruar në pajtim me të gjitha protokollet, janë bërë të gjitha hulumtimet, është bërë TK. Pas dy javëve në gjendje kome, ajo ka ndërruar jetë dhe trupi është dorëzuar për obduksion”, qëndron në kumtesë.
Plotësisht, theksojnë nga Ministria, Inspektorati shtetëror shëndetësor dhe sanitar vepron në kuadër të kompetencave të veta, ndërsa me mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese po veprohet në Spitalin e përgjithshëm në Gjevgjeli dhe tek gjinekologu amë.
(MIA)