Pas dy orë bisedimesh liderët e katër partive më të mëdha në vend, kryeministri dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev, lideri i BDI-së Ali Ahmeti, i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski dhe kreu i njërit krah të Besës, Bilall Kasami u larguan në pushim.
Pritet që ata më pas të vazhdojnë me takimin në të cilin diskutohet për disa çështje midis të cilave përbërja e KSHZ-së dhe referendumi i ardhshëm në vjeshtë për emrin, e veçanërisht për formulimin e pyetjes së referendumit.
Gjatë kohës së pushimit liderët Zaev, Ahmeti dhe Kasami u ulën në një tavolinë, ndërsa në oborrin e Klubit të Deputetëve lideri i VMRO-DPMNE-së kafen po e pi së bashku me bashkëpunëtorët e tij.
(MIA)