Në vitin akademik 2017/2018, numri i përgjithshëm i nxënësve dhe studentëve nëpër konvikte në arsimin fillor dhe të mesëm dhe në ato studentore arrin 6,334, gjë që paraqet ulje për 6,2 për qind në raport me vitin 2016 – 2017, ka kumtuar sot Enti shtetëror për statistikë (ESHS).
Në konvinktet e nxënësve që ndjekin arsimin e mesëm fetar janë të vendosur 247 nxënës.
Në raportet vjetore janë përfshirë 37 konvikte: konviktet për nxënës në shkollat e fillore, për nxënës në shkollat e mesme, konvikte në shkollat e mesme fetare dhe konviktet studentore.
Nga ESHS-së bëjnë të ditur se konviktet për nxënës dhe studentë sigurojnë vendosje, ushqim dhe edukim të nxënësve dhe studentëve gjatë kohës së shkollimit jashtë vendit të jetesës së përhershme.
(MIA)