Komisioni kuvendor për transport dhe lidhje sot e pranoi propozimin për ribalancin e Buxhetit të Radiotelevizionit të Maqedonisë, me ç’farë për sivjet në llogari të shërbimit publik do të ketë edhe rreth tre milionë euro.
Për vitin 2018 fillimisht ishte planifikuar RTVM të marrë 700 milionë denarë, ndërsa me rebalancin e buxhetit rritet për 186 milionë e 550 mijë denarë gjegjësisht buxheti i përgjithshëm i RTVM-së tani do të jetë 886 milionë e 550 mijë denarë.
Deputetët nga shumica qeveritare theksuan se ribalanci bëhet në bazë të projeksionit fillestar të mjeteve për sivjet, dhe se është i ligjshëm dhe çpotencuan se një pjesë e mjeteve janë dedikuar edhe për servisimin e borxheve të vjetra të RTM-së.
Deputetët opozitarë, ndërkaq, edhe pse e mbështetën propozimin akuzuan se kanë paralajmëruar se RTV do të përballet me probleme financiare me heqjen e taksës radiodifuzive.
Ribalanci i buxhetit të RTVM-së duhet të votohet edhe në seancë plenare. (MIA)