Aktorja Sanja Arsovska sot në profilin e saj në Fejsbuk ka propozuar që artistët t’i kyçen aksionit për pastrimin e Qendrës Klinike. Për më pak se dy orë reaguan kolege dhe kolegë të saj, dhe aksioni është caktuar për nesër në ora 10, para hyrjes në Qendrën Klinike.
“Do kë ketë qese të zeza dhe dorëza, por për ata që do të na bashkëngjiten, le të marrin edhe diçka tjetër. Qëllimi ynë është që si artistë të kontribuojmë për ndryshimin e vetëdijes së qytetarëve që sillen pa ndërgjegje dhe pa përgjegjësi ndaj mjedisit jetësor. Planifikojmë këtë aksion ta bëjmë një herë në javë në vende të ndryshme gjatë periudhës verore. Çdo kush që dëshiron t na bashkëngjitet, është i mirëseardhur”, shkruan Arsovska në statusin e saj duke i shënuar ata që janë paraqitur deri tani, artistë dhe aktivistë që janë paraqitur për aksionin nesër: Simona Spirovska, Dragan Gunin, Nina Nikoliq, Jasmina Vasileva, Irena Ristiq…
M.L.