Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot e filloi seancën, ku në rend të ditës është Propozim-ligji për ratifikimin e marrëveshjes për zgjidhjen e kontestit për emrin, me procedurë të shkurtuar.
Në seancë marrin pjesë deputetët edhe nga shumica në pushtet edhe nga opozita
Pritjet janë se ratifikimi i marrëveshjes në Kuvend do të ndodh deri nga fundi i javës.
Deputetët në seancën e sotme do të prononcohen për nevojën për miratimin e ligjit për ratifikimin e marrëveshjes. Duke marrë parasysh se ligji është me flamur evropian dhe do të miratohet me procedurë të shkurtuar, pritet që nëse sot pranohet nevoja për miratimin e tij, menjëherë të caktohet seancë e Komisionit për çështje evropiane. Komisioni do të ketë dy ditë, respektivisht deri të mërkurën në mesnatë për shqyrtimin e marrëveshjes. Pasi të kalojë në Komision, propozim-ligji për ratifikimin e marrëveshjes sërish të gjendet në seancë plenare që të ratifikohet përfundimisht.
Për ratifikimin e marrëveshjes nevojitet shumicë e thjeshtë, respektivisht shumicë nga deputetët e pranishëm. Kuorum minimal për punë të Dhomës ligjdhënëse është 61 deputetë.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi dje për MIA-n tha se pret që deri të premten marrëveshja për zgjidhje të kontestit me emrin të ratifikohet nga ana e Parlamentit dhe ajo t’i dërgohet presidentit të vendit, Gjorge Ivanov.
Sipas informatave të MIA-s, prej dje veçmë janë të njohura konsultimet e grupeve të deputetëve për veprim në seancë, edhe pse qëndrimet e partive të tyre veçmë janë të njohura në opinion.
Partitë nga shumica në pushtet, të udhëhequra nga LSDM-ja dhe BDI-ja pritet të votojnë “për” ratifikimin e marrëveshjes, ndërsa dje përkrahje për marrëveshjen kanë shprehur edhe deputetët e partive opozitare të shqiptarëve, nga Lëvizja BESA dhe Aleanca për shqiptarët
Nga VMRO-DPMNE-ja njoftuan se grupi parlamentar do të mbajë koordinim para seancës, ku do të merren vesh se si do të veprojnë, por qëndirmi i tyre do të jetë në pajtim me paralajmërimet nga partia. Pritjet janë se nuk do ta përkrahin marrëveshjen, duke i marrë parasysh deklaratat e liderit të tyre se VMRO-DPMNE-ja nuk do t’i përkrah ndryshimet kushtetuese për ndryshim të emrit.
Pas miratimit nga ana e presidentit Ivanov, marrëveshja duhet të dërgohet deri te presidenti Ivanov, i cili ka afat prej shtatë ditëve që ta nënshkruajë.
Ivanov në fjalimi e tij të paradokohshëm tha se nuk do ta përkrah, as nuk do ta nënshrkaujë marrëveshjen për konetstin për emrin, e cila, sipas tij, “është e dëmshme”.
Nëse Ivanov e përdor të drejtën e vetos, marrëveshja sërish shkon në procedurë të Kuvendit, por atëherë do të duhet të votohet me shumicë absolute, 61 deputetë duhet të votojnë “për”. Marrëveshja në atë rast dërgohet deri te presidenti, i cili sipas Kushtetutës, është i obliguar ta nënshkruajë.
Afatet për ratifkimin e marrëvehsjes po kalojnë, nëse dihet se veçmë javën e ardhshme duhet të mbahet seancë e Këshillit të BE-së, prej ku Maqedonia pret datë për fillimin e negociatave.
Marrëveshja për zgjidhje të kontestit për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë u nënshkrua të dielën në Psarades, në anën greke të Liqenit të Prespës.
Fjalën e fundit për marrëveshjen do ta kenë qytetarët e Maqedonisë në referendum, të paralajmëruar për në vjeshtë.
(MIA)