Në Gjykatën penale sot do të mbahet seancë e re për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike “Tortura”, ku të akuzuar janë ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish-njeriu i parë i njësisë “Alëfa”, Ivica Antevski – Puki dhe pesë pjesëtarë të njësisë.
Prokuroria Speciale Publike i ndjekë për torturë dhe veprim tjetër brutal, jonjerëzor apo poshtërues dhe ndëshkim, për mënyrën e privimit nga liria e liderit të Të bashkuarve për Maqedoninë dhe ish-ministër i Punëve të Brendshme, Ljube Boshkovski, më 6 qershor të vitit 2011, një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Seanca e kaluar ishte shtyer për shkak të mungesës së të akuzuarit të tretë Novica Stankovski, për çka mbrojtja parashtroi dokumentacion mjekësor.
Në Gjykatën penale sot duhet të mbahet edhe seancë për procedurën e ndarë për ish-ministren e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, e cila është e akuzuar në rastin e PSP-së “Tanku”, që ka të bëjë me furnizimin e mercedesit luksoz prej 600 mijë eurove.
Në rastin “Tanku”, për furnizimin e “mercedesit” luksoz në vlerë prej 600 mijë eurove, të akuzuar janë ish-kryeminsitri Nikolla Gruevski, ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska dhe ish-ndihmësminsitri në MPB, Gjoko Popovski.
Për këtë rast Gjoko Popovski u dënua me gjashtë vite e gjashtë muaj burg, ndërsa Nikolla Gruevski si nxitës për kryerjen e veprës është dënuar me dy vite burg.
(MIA)