Presidenti shqiptar, Ilir Meta e përshëndeti marrëveshjen për kontestin me emrin, të arritur mes kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, duke e cilësuar të njejtën si historike.
“Jam shumë i gëzuar për marrëveshjen historike për emrin e Maqedonisë. Vjen në moment të pritur gjatë si perspektivë e qartë euro-atlantike për rajonin tonë. Urime për guximin dhe përgjegjësinë e kryesisë politike të Greqisë dhe Maqedonisë, që kontribuoi për këtë arritje të rëndësishme”, vlerëson presidenti shqiptar Ilir Meta.
Nënshkrimin e marrëveshjes përmes Tuiterit e përshëndeti edhe kryeminsitri Edi Rama.
“Dy liderët progresivë të vendeve fqinje sot shkruan historinë dhe i thanë BE-së dhe botës se si vizioni dhe vullneti mund ta tejkalojnë të kaluarën dhe të gjejnë hapësirë për të ardhmen”, shkroi Rama në Tuiter në gjuhën angleze.
Arritjen e marrëveshjes e uroi edhe shefi i diplomacisë, Ditmir Bushati.
“Urime për fqinjët dhe miqtë tanë të cilët shënuan përparim me arritjen e marrëveshjes për çështjen e emrit. Me këtë hapet rruga për integrim në familjen euroatlantike jo vetëm të një vendi, por edhe të tërë rajonit. Edhe përkundër të gjitha vështirësive, diplomacia funksionon”, konsideron Bushati.
Mediumet shqiptare i kushtojnë hapësirë të madhe informatave rerth marrëveshjes, duke i transmetuar deklaratat e kryeminsitrit të Maqedonisë Zaev, të atij të Greqisë Cipras, të liderit të opozitës VMRO-DPMNE, Mickovski.
(MIA)