Në Sheshin “Maqedonia” sonte prej orës 19 do të fillojë Festivali i 13-të i artistëve të rrugës “Baskerfest” me defile të 20 pjesëmarrësve nga vendi dhe na jashtë. Organizatorët paralajmëruan më shumë se 20 pika të interpretuesve nga Japonia, Argjentina, Spanja, Franca, India, Brazili…,ndërsa vizitorët si edhe në edicionet e kaluara do të kenë mundësi të kyçen në mënyrë interaktive.
Në kuadër të Festivalit do të ketë edhe instalime interaktive të vendosura në të gjithë shtetin, si dhe garë për artistë kreativ – “Art’NKraft”. Me rastin e Kampionatit Botëror të Futbollit do të ketë kënd zbavitës.
Autori i instalimeve për fëmijë, Gorazd Hristov, tha se për më të rinjtë do të ketë lojëra dhe zbavitje më të ndryshme.
“Baskerfest” jozyrtarisht filloi të enjten me karvan nga Ohri. (MIA)