“A ekziston klimë e volitshme për zhvillimin e sipërmarrësisë së grave?” është tema e debatit publik, që do të mbahet sot në Shkup.
Debati publik realizohet si pjesë e projektit “We contribute: Përforcimi i kontributit dhe efikasitetit të organizatave qytetare nga sipërmarrësia e femrave drejt reformave integruese të BE-së në sferën e politikës ekonomike”.
Projektin e zbatojnë organizatat – partnere, Fondacioni MIR, Shoqata e grave afariste dhe GTF Iniciativa për rritje të qëndrueshme nga Kroacia gjatë gjithë vitit 2018, ndërsa është i financuar nga BE-ja.
(MIA)