Bardhyl Dauti, si ministër pa resor i obliguar për investime të huaja, dhe Mitasin Beqiri, si zëvendës ministër i Transportit dhe Lidhjeve, janë propozimet që dolën nga mbledhja e sotme e Kuvendit qendror të PDSH-së në Tetovë, informoi pas përfundimit të tij zëdhënësi i partisë, Luan Tresi.
Ai potencoi se paraprakisht anëtarët e Kuvendit qendror pas diskutimit kanë vendosur të pranohet oferta e kryeministrit Zoran Zaevit dhe PDSH-ja të bëhet pjesë e koalicionit në pushtet.
Për kuadrot e tjerë me të cilët PDSH-ja do të participojë në pushtet, Tresi paralajmëroi se emrat do të konfirmohen në mbledhjet e grupeve adekuate punuese.
(MIA)