Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj dhe Çedomir Jovanoviq, kryetari i Partisë Liberale Demokratike të Serbisë kanë marrë pjesë sot në panelin e diskutimit me temë “Cila është e ardhmja e marrëdhënieve Kosovë-Serbi” të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës.
Hoxhaj, në panel foli për dialogun me Serbinë dhe të ardhmen e këtij procesi ku tha se pritja e Kosovës nga ky dialog është njohja e ndërsjellët Kosovë-Serbi. Ai pranoi se ekziston mundësia që Rusia ta bllokojë anëtarësimin e vendit tonë në OKB edhe pas arritjes obligative ligjore, dhe se një gjë e tillë nuk është në dorë të Serbisë.
Hoxhaj tha se Serbia nuk mund të pranohet në Bashkimin Evropian pa e njohur Kosovën, kjo sepse BE-ja nuk do të pranojë anëtarë të rinj me cështje të hapura bilaterale.
Zëvendëskryeministri Hoxhaj theksoi se marrëveshja obligative ligjore, për Kosovën nuk nënkupton asgjë tjetër përveç se njohje të ndërsjellët.
“Faza në të cilën po hyjmë do të jetë një fazë e vështirë dhe interesante në të njëjtën kohë”, deklaroi Hoxhaj, duke shtuar se asnjëherë nuk ka pasur kontekst më pozitiv.
Ndërkaq, kryetari i Partisë Liberal Demokratike në Serbi, Çedomir Jovanoviq theksoi se Beogradi edhe pse jo zyrtarisht, dëshiron ta marrë Veriun në këmbim të njohjes për Kosovën.
Sipas tij kohëve të fundit ka ndryshuar retorika sa i përket dialogut ndërmjet dy vendeve.
“Shoh se është ndryshuar retorika. Gjendja në të cilën gjendet shoqëria e cila nuk është e aftë të kuptojë realitetin. Është ndryshuar retorika, nuk është problem për kryetarin të thotë që është takuar me Thaçin, nuk besoj në marrëdhënien e bazuar në persona. Ky është kërcenim për Kosovën”, theksoi Jovanoaviq.
Jovanoviq ka kritikuar ndalimin e karateisteve kosovar në Serbi. “Ne bisedojmë me institucionet në Prishtinë por karateistet nuk munden të hyjnë në Serbi për shkak të shtetit qe përfaqësojnë. Është problem kur Serbia pranon Sheshelin dhe askujt nuk do i binte më keq dhe ky është një problem në shoqërinë time. Nuk jam i lumtur për këtë dhe ne sot nuk mund të llogarisim që do angazhohen të gjithë në probleme që vet i kemi formuar”, ka thënë ai.
Jovanoviq ka shtuar se Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë bisedimet dhe të ballafaqohen me problemet.
“Është kënaqësi që jam këtu me ju në Prishtinë. Kam pasur rastin të bisedoj me politikanet dhe të rinjtë që kanë ardhur në Beograd por jo këtu në Prishtinë. Kemi gabuar shumë do të ishte mirë që më herët Unë nuk jam i lumtur që nuk ka hapësirë për bisedime pasi kemi humbur te gjitha hapësirat për manovra. Shpesh unë kam thënë se në Serbi se duhet biseduar me Kosovën dhe të ballafaqohemi me problemet. E pash intervistën e Vuçiq e kam përkrahur marrëveshjen e Brukselit dhe dialogut është e qartë që kemi mendime të ndryshme”, ka thënë ai.
Jovanoviq në këtë tryezë ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet te vazhdojnë bisedimet dhe të ballafaqohen me problemet.
(MIA)