Drejtoria e Policisë Financiare në ditët të kaluara ka hyrë në disa klinika për kontrolle lidhur me importin paralel të ilaçeve, thonë nga policia financiare.
Nga atje theksojnë se do të paraqesin detaje shtesë nëse konfirmohen dyshimet që janë lëndë e hetimit.
Portali Nova TV paraprakisht publikoi se policia financiare ka hyrë në Klinikat për Hematologji dhe Reumatologji dhe në Agjencinë për Ilaçe (MALMED) dhe se e hetojnë furnizimin e fundit të ilaçit Mabtera. (MIA)