Bursa e Maqedonisë sot e organizon Konferencën e 19-të vjetore e cila do të mbahet në Ohër.
Në hapjen e konferencës është paralajmëruar fjalim i drejtorit ekzekutiv të Bursës, Ivan Shteriev.
Pjesëmarrësit e konferencës do të debatojnë në temën “Trendet makroekonomike – çka të presin subjektet ekonomike dhe investuesit”, “Dinamika e tregjeve evropiane të aksioneve”, “Sfida të ardhshme dhe megatrende në shërbimet financiare”, “Nëse tregjeve rajonale të kapitalit u duhet strategji zhvillimore?”, “Aksionet nga Evropa Qendrore dhe Lindore në portofolin global – mundësi për investim përmes ETF-ve” dhe “Novitete për qasje më të lehtë drejt informatave”.
Në kuadër të konferencës do të ndahet çmimi “Zilja e kristaltë” për shoqata më transparente aksionare për vitin 2017 dhe çmime për pjesëmarrës të autorizuar në tregun e Maqedonisë të letrave me vlerë për vitin 2017. (MIA)