Njëmbëdhjetë kongresistë, të kryeusar nga kongresisti Xhim benks nga indiana, i dërguan letër sekretarit të prëgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg me kërkesë për ftesë për anëtarësim të barabartë të Maqedonisë në NATO, në të cilën cekin se është kyçe për interesat amerikane në Ballkan, si dhe për Aleancën, kumtoi Diaspora e bashkuar maqedonase (DBM).
Në letër ceket se që pas themelimit të marrëdhënieve diplomatike në vitin 1995, SHBA-ja e mbështetë Maqedoninë në aspiratëne saj për integrim të barabartë në strukturat euroatlantike, me ç’rast mbetet partnere e besueshme që e ndihmon vendin në forcimin e kapacitetetve të saj demokratike.
Kongresistët cekin se me kudjes e kanë ndjekur situatën politike dhe diplomatike të Maqedonisë.
“Siç po lëvizë Maqedonia në rrugën drejt së ardhmes më stabile, ne shohim mundësi të madhe për promovim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve tona të ndërsjellta kyçe për Ballkanin. Prandaj, ne posaçërisht jemi të inkurajuar nga shpresa e progresit përmes bisedimeve nën patronatin e KB-së, si dhe nga gatishmëria e liderëve të Maqedonisë dhe Greqisë t’i avancojnë marrëdhëniet e veta”, theksojnë kongresistët në letër.
Ata konsiderojnë se Maqedonia e shton gatishmërinë e vet për t’u bërë anëtare e barabartë e NATO-s dhe se ka treguar gatishmëri edhe përmes pjesëmarrjes së saj në operacionet e NATO-s në Ksoovë dhe Afganistan, si dhe me atë që ka qëndruan në anën e SHBA-së në rastin me Irakun.
Kongresistët janë anëtarë të Grupit të Kongresit për Maqedoninë i themeluar në vitin 2011 në bashkëpunim me DBM-në.
Burimi: MIA