Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me vranësira me shi lokal dhe kushte për bubullime të rralla, kryesisht në zonat malore. Do të fryjë erë mesatare veriore.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej shtatë deri në 12 gradë, ndërsa ajo e ditës nga 17 deri në 25 gradë.
Në Shkup mot i ngjashëm, me vranësira të përkohshme me periudha më të mëdha të diellit dhe me kushte për paraqitje afatshkurtër të shiut dhe bubullimave të rralla. Do të fryjë erë mesatare veriore. Temperatura do të jetë prej nëntë deri në 23 gradë.
Deri të premten moti do të jetë i ndryshueshëm me periudha të diellit dhe me shi të përkohshëm lokal dhe paraqitje të bubullimave të rralla. Do të fryjë erë kryesisht i matur verior.
Të premten në pjesët veriore dhe përgjatë Vardarit era përkohësisht do të përforcohet dhe do të jetë pak më ftohtë.
Gjatë fundjavës mori do të jetë kryesisht me diell, ndërsa temperaturat e ditës do të jenë në rritje.
Burimi: MIA