Në ditën e sotme para gjashtë viteve në Liqenin e Smilkovës u vranë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandër Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski.
Masakra ka ndodhur Të Enjten e Madhe, para festës së madhe të Pashkëve.
Për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovës ishte hapur lënda “Monstra”, ndërsa me burg të përjetshëm ishin dënuar Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviqi dhe Ezim dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.
Gjykata Supreme në nëntor të vitit të kaluar i pezulloi dënimet, i liroi nga burgu të dënuarit Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri, dhe u caktoi masa sigurie. Për Gjykatën ende janë të pakapshëm Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviqi për të cilët janë lëshuar ndjekje ndërkombëtare.
Muajin e kaluar lëndën “Monsrta” e ndërmori Prokuroria Speciale Publike. Prokurorja Speciale Publike Katica Janeva tha se pret që procesi gjyqësor të vazhdojë në prill në fazën në të cilën është ndërprerë dhe se janë të gatshëm ta prezantojnë lëndën para Gjykatës.
Burimi: MIA