Gjykata themelore Kumanovë sot e ka shpallur aktgjykimin për “rastin e Almirit” dhe të akuzuarin e parë Boban Iliq e shpalli fajtor për vepër të rëndë kundër sigurisë në komunikacion dhe pronës dhe i shqiptoi dënim me burg prej gjashtë viteve.
Gjykata për fajtor e shpalli edhe të akuzuarin e dytë Sedat Aliu, babain e Almirit, duke i përcaktuar dënim me burg prej gjashë muajve. Me nga nëntë muaj burg, për vepër të kryer penalë dhunë, u dënuan edhe të akuzuarit e tretë dhe të katërt, Sami Demiri dhe Abdulla Aliu.
Pas shpalljes së aktgykimit, avokati Asmir Alispagiq, në emër të të dënuarve për dhunë, deklaroi se do ta ankimojë aktgjykimin e Gjykatës.
Reagoi edhe një anëtar i familjes Aliu, i cili tha se nuk është i kënaqur nga aktgjykimi për të akuzuarin e parë Boban Iliq dhe paralajmëroi padi kundër Prokurorirsë në Kumanoivë dhe gjykatësit.
Edhe avokati i të akuzuarit të parë, Stevan Pavlevski tha se “nuk është i kënaqur nga dënimi” dhe paralajmlëroi ankesë në instanca më të larta gjyqësore.
Burimi: MIA