Qyteti i Shkupit nënshkroi Memorandum për bashkëpunim me NP “Higjiena komunale”, Shoqatën për zhvillim dhe mbrojtje të qëndrueshme të mjedisit jetësor “Go green” dhe Shoqatën biznes qendra informative rome në Maqedoni me qëllim avancimin e bashkëpunimit në menaxhimin e mbeturinave.
“Me këtë Memorandum obligohemi që së bashku të veprojmë dhe të bashkëpunojmë në interes të menaxhimit të përmirësuar me mbeturinat, zhvillimin e qendrave për mbledhje, përzgjedhje dhe deponimin e mbeturinave në nivel të Qytetit të Shkupit. Përveç asaj, me këtë do të arrihet formalizimi i mbledhësve joformal të mbeturinave dhe punësimi i tyre në sistemin organizativ për menaxhim me mbeturina”, tha kryetari i Shkupit Petre Shilegov.
Ai sqaroi se menjëherë do të fillojnë me pune dhe se në Shkup janë rreth 1.400 mbledhës joformal të mbeturinave. Ideja, siç tha, është për të ndaluar derdhjen në kontejnerë, ndërsa mbeturinat t’i mbledhin nga shtëpitë e qytetarëve në Shkup. Është paraparë edhe hapja e stacionit të tretë ngarkues në Shuto Orizare.
“Qëllimi jonë përfundimtar është në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale këta njerëz të bëhen pjesë e NP “Higjienë komunale””, tha Shilegov.
Sqaroi se me Memorandumin është paraparë edukimi i mbledhësve joformal të mbeturinave. Shfaqi shpresë se ata më tej do të mund t’ju ofrojnë thasë për mbeturina qytetarëve për mbeturinat në të cilat ata do të mund të përzgjedhin mbeturinat dhe t’i lënë atë përpara shtëpive të tyre apo, siç tha, do të kemi një lloj mbledhës të mbeturinave nga shtëpitë. Pritet që mbledhja e tillë e mbeturinave të fillojë në Shkup për një muaj. Marrja e mbeturinave do të bëhet me dorë nga shtëpitë e qytetarëve, ndërsa do të shfrytëzohet dhe një pjesë e infrastrukturës të NP “Higjiena komunale”. Personat do të jenë me uniformë dhe deri më tani nuk do të kenë asnjë shpenzim ndaj Qytetit të Shkupit.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.