Policia parashtroi padi penale në Prokurorinë Themelore Publike kundër I.Z. (58) dhe I.I. (55), që të dy nga Shtipi, për shkak të ekzistimit të dyshimit se kanë kryer katër vepra penale “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar” dhe dy vepra penale “punë e pandërgjegjshme në shërbim”.
Siç kumtoi MPB, I.Z. në cilësinë e kryetarit të komunës së Shtipit dhe I.I. si ushtrues i detyrës drejtor i Ndërmarrjes publike “Stipion 2011” – Shtip në periudhën prej 27.10.2015 deri më 12.07.2016 disa herë e keqpërdorën pozitën e tyre zyrtare dhe autorizimin.
Ilço Zahariev si kryetar i komunës së Shtipit ka dhënë Miratim dhe urdhër për mënjanimin e objekteve rreth pishinës së qytetit Shtip, si dhe shitje të të njëjtit, pa marrë pajtueshmëri nga Këshilli i komunës Shtip, përderisa I.I. në mënyrë të pandërgjegjshme ka vepruar gjatë zbatimit të procedurës së Miratimit dhe Urdhrit për mënjanim të objekteve. Ai nuk i ka refuzuar edhe pse e ka ditur se janë kundërligjore, por i ka zbatuar dhe i ka kryer.
Në atë mënyrë, të paraqiturit i kanë shkaktuar dëm të përgjithshëm material ndërmarrjes publike “Stipion” dhe komunës të Shtipit në vlerë prej 15.412.159 denarëve.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.