Regjistri qendror gjendet mes biznes sektorit dhe qytetarit të rëndomtë. Ky është institucion i cili mund t’i ndihmojë qytetarit të rëndomtë t’i afrohet sektorit të biznesit, të ndjehet më i lirë, për fillimin enjë karriere biznesi, theksoi Irena Llazarova nga Regjistri qendror, në konferencën e Civilit “Karta Qytetare – Kornizë globale për pjesëmarrje qytetare”.
Ajo shtoi se Regjistri qendror si institucion mund ta luajë një nga rolet më të rëndësishme në plotësimin e qëllimeve të Kartës Qytetare dhe të gjitha iniciativat tjera që ndërmerren në nivel shtetëror. T’i mbështesin qytetarët në sjelljen e vendimeve në shoqëri.
“Për arsye se vij nga sektori në të cilin jam drejtpërdrejt e kyçur në matjen e kënaqësisë së qytetarëve dhe tërë biznes sektorit, me saktësi i kuptoj problemet me të cilat përballen qytetarët të cilët dëshirojnë të nisin biznes personal, si dhe pengesat me të cilat përballet sektori joqeveritar. Regjistri qendror punon në zgjidhjen e këtyre problemeve për qasje më të lehtë deri te informatat, si dhe në inkurajimin e realizimit të qëllimeve të veta”, theksoi Llazarovska.
“Karta Qytetare – Çfarë ka për mua këtu?” është pilot projekt përmes të cilit Civili do të vazhdojë me promovimin e Kartës Qytetare në një mënyrë të ndryshme. Qëllimi i këtij projekti është që palët e prekura në shoqërinë qytetare, pushtetit lokal dhe qendror, mediat, biznes komunitetet dhe partitë politike të njihen me Kartën Qytetare dhe të diskutojnë për miratimin dhe shfrytëzimin e këtij dokumenti, si dhe mundësitë për bashkëpunim dhe partneritet.
Projekti “Karta Qytetare – Çfarë ka për mua këtu?” është i mbështetur nga Qendra Ndërkombëtare për shoqëri qytetare.
Maja Ivanovska
Montazhi: Ermin Klimenta
Kamera: Atanas Petrovski
Fotografia: Biljana Jordanovska
Përpunimi i tekstit: Diana Tahiri