Jemi të tmerruar nga vendimi skandaloz i prokurorisë dhe gjykatës së Kumanovës për rikualifikimin e lëndës nga “vrasje” në “ vepër penale serioze kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik”. Ky është nivel absurd i rezonimit dhe i veprimit të një sistemi juridik i cili duket qartë se është thelluar në praktika krejtësisht të papranueshme.
Gjykata e Kumanovës dje edhe një herë vërtetoi se drejtësia në Maqedoni është selektive dhe njëanshme. Skenari i turpshëm në rastin e Almirit të vogël është edhe një vërtetim për këtë.
Civili kërkon ritrajtimin urgjent të tërë procesit gjyqësor. Gjithashtu, kërkojmë ndarjen e rastit për vrasjen e Almirit nga rasti për dhunën fizike mes të gjithë pjesëmarrësve të cilët duhet të ndëshkohen!
Edhe më e turpshme nga vendimi i gjykatës së Kumanovës është sjellja e të Akuzuarit Boban Iliq dhe e vëllait të tij në, dhe jashtë gjykatës. Mosrespektimi i këtillë i gjykatës, familjes së Almirit, por edhe publikut, vetëm do të kontribuon edhe më tepër për dëshpërimin, mllefin dhe mosbesimin e skajshëm në institucionet e drejtësisë dhe shtetit në përgjithësi.
Civili e dënon ashpër sulmin dhe kërcënimet e djeshme mbi gazetarin e TV 21. Pyetja “A do menjëherë të kthehem në burg?” nuk mund të kuptohet ndryshe, përveç si kërcënim për jetën e gazetarit dhe i njëjti duhet menjëherë të dënohet dhe ndëshkohet.
Nga Ministria për punë të jashtme dhe Prokuroria Publike kërkojmë reagim të shpejtë dhe veprim ndaj këtyre kërcënimeve.