Parashtrohet kallëzim penal kundër D.S. të punësuar në kabinetin e Ministrit të Brendshëm. Ai dyshohet për veprën penale “abuzim me pozitën zyrtare dhe autorizimet”, tha ministri i Brendshëm Oliver Spasovski në një konferencë shtypi këtë pasdite.
Pret që shumë shpejt në një procedurë të përcaktuar me ligj dyshimi të konfirmohet ose refuzohet.
“Nxjerrja e një sekreti zyrtar, rrezikimi dhe dëmtimi i një hetimi penal, është vepër penale. Qytetarët na kanë dhënë besimin për të luftuar krimin dhe për çdo aktivitet të paligjshëm të konfirmuar do të ketë zero tolerancë. Duhet të jetë e qartë për të gjithë”, tha Spasovski.
MPB tha, nuk do të tolerojë rrezikimin e hetimeve dhe procedurave.
“Ky është mesazhi për këdo që synon të bashkëpunojë ose të marrë pjesë në krime pavarësisht nga pozita që ka në shoqëri dhe institucione”, theksoi Spasovski.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.