Shkup, 7 mars 2018 (MIA) – Një fëmijë 12-të vjeçar, nën përkujdesje në Shtëpinë “25 Maji”, i cili është paraqitur si i zhdukur, mbrëmë, një orë e 10 minuta pas mesnate është gjetur në Çair.
Siç është theksuar në buletinin policor, fëmija është gjetur në rr.” Bllagoja Stefanovski” në Shkup nga policët dhe u është dorëzuar nëpunësve policorë nga Sektori i Delikuencës së të Miturve në Çair për procedurë të mëtejme.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.