Komuna e Gostivarit, nëpërmjet ndërmarrjeve publike “Komunalec dhe Parkingje publike dhe gjelbërime” arrit që me sukses ta menaxhojë shembjen e dheut në segmentin Llakavicë- Sërmnovë, si pjesë e rrugës rajonale Gostivar-Sërmnovë, njofton Komuna e Gostivarit.
Deri te shembja e dheut në këtë terren kodrinoro-malor erdhi si pasojë e reshjeve intensive të borës dhe në një pjesë dheu bllokoi rrugën me çka për një periudhë kohore banorët e kësaj ane mbetën të shkëputur nga qyteti. Por, intervenimi i Komunës së Gostivarit ishte i shpejtë dhe falë punës intensive të ekipeve të dy ndërmarrjeve publike, për një kohë të shkurtër rruga u kthye në gjendjen e mëparshme.
Rruga Gostivar-Sërmnovë është rrugë rajonale dhe e njëjta menaxhohet nga ndërmarrja publike e nivelit shtetëror “Rrugët e Maqedonisë”. Por, Komuna e Gostivarit, ndonëse nuk e ka për obligim, në më shumë raste ka intervenuar për përmirësimin e gjendjes së rrugëve rajonale, me qëllim që qytetarët e Gostivarit të mos pësojnë shkaku i neglizhencës së institucioneve të pushtetit qendror, njofton Shërbimi për informim i Komunës së Gostivarit.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.