Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Suhejl Fazliu sot deklaroi se Qeveria do të ndërmarrë hapa me qëllim që të tejkalohen dallimet midis komunave shqiptare dhe atyre maqedonase.
I pyetur, se nëse ai vlerëson se duhet të ndërmarrë më shumë hapa që të tejkalohen këto dallime, për shkak se, siç vërehet, ekziston zhvillim i pamjaftueshëm në komunat shqiptare, si dhe dallime të mëdha lidhur me komunat maqedonase, Fazliu u përgjigj se edhe në të kaluarën kanë ekzistuar dallime politike, të cilat drejtpërdrejt kanë ndikuar në dallimet ekonomike nëpër komuna, por, siç theksoi, konsideroj se garnitura e re qeveritare do të ndërmarrë hapa me qëllim që të tejkalohen dallimet lidhur me të gjitha çështjet që na prekin neve dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë.
“Unë mendoj se gjatë këtij viti do të ngrihet iniciativë që të bëhet analizë e re për strategji të re për zhvillim të barabartë rajonal për periudhën 2020-2022. Gjithashtu, konsideroj se ne kemi nevojë për ndihmë nga ekspertë, nga organizatat joqeveritare, si dhe nga të gjithë palët e interesuara të cilat mendojnë se do të na ndihmojnë për përmirësimin e kësaj gjendje”, potencoi ministri i Vetëqeverisjes Lokale.
Ai theksoi se, sipas vlerësimit të ri, të gjithë kemi qëllim të përbashkët, Qeveria, institucionet, të bëjmë ndryshim të gjendjes politike dhe ekonomike, gjegjësisht tejkalim të gjendjes së tanishme.
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale sot, së bashku me përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së Luiza Uinton, e hapi Forumin “Investime kapitale publike dhe zhvillimin rajonal dhe rolin e bashkëpunimit ndërkomunal”, ku do të prezantohet analiza për efektet e investimeve kapitale të zhvillimit të rajoneve planore.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.