Shkruan: Sasho Ordanoski
[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]M[/dropcap]ë 6 dhjetor të këtij viti, Finlanda festoi 100 vite nga pavarësimi. Me atë rast, qysh në vitin e kaluar, Finlanda iu drejtua Norvegjisë fqinje, me një lutje të thjeshtë: Norvegjezët t’u dhurojnë një maje malore Finlandezëve, atë në malin Halti, me lartësi prej 1.33. metra, kështu që do të bëhej edhe maja më e lartë malore në Finlandë. Ky hap kërkonte lëvizje të vijës kufitare mes Norvegjisë dhe Finlandës, për 31m.
Kjo ide pranoi 17.000 pëlqime në fejsbuk, nga dy anët e kufirit, ndërsa qeveria norvegjeze seriozisht e shqyrtoi këtë ide finlandeze. Pas një kohe të caktuar, të kaluar në “analiza të thella” ( si do të thoshte një humbës aktual), kryeministrja norvegjeze doli me qëndrim zyrtar: Me keqardhje, por “lëvizja e kufirit është e pamundshme për shkak të përcaktimit të kushtetutës i cili thotë se territori i Norvegjisë është i pandashëm”.
Dhe me këtë u ndërpre kjo iniciativë.
Mirëpo, miku im gjenial, Pece Talevski – nga shtëpia e produksionit OHO – para një kohe të caktuar e ngriti këtë ide të mirë finlandeze në Maqedoni: e pse ne, të cilët kemi maja të tilla mali prej 1.350 m., të mos u japim një Finlandezëve? Për shembull, Pecko propozon, mund t’u japim një mijë metra katror në Babin Zab, ose Vrteshkë, mbi Prespë, deh me këtë finlandezët ta fitojnë majën e tyre më të lartë në Maqedoni!
Çfarë do të na pengonte nëse finlandezët ndërtojnë një shtëpi nordike të bukur malore në Maqedoni, dhe ta vendosin flamurin e tyre të mrekullueshëm, si dëshmi se e posedojnë këtë territor?
E po mirë, pasi Kushtetuta e Maqedonisë e garanton tërësinë territoriale të Republikës së Maqedonisë, unë propozoj t’ua japim me qira, për një euro në vit, për përdorim 99 vjeçar të kësaj maje, finlandezëve, me mundësi për përtërirje ,integritet të kontratës për 99 vite të reja…Paramendoni: Hong Kong finlandez në Ballkan!
Pece Talevski thotë se finlandezët me siguri do të duan të na revanshohen me diçka, kështu që ai propozon që këtë ta bëjnë me dërgimin e disa ekspertëve arsimor, detyra e të cilëve do të ishte në dhjetë vitet e ardhshme të na ndihmojnë që arsimin në Maqedoni, sado pak, ta afrojmë deri te më i miri në botë, ai i Finlandës.
Ndoshta me të vërtetë është koha të fillojmë të dalim nga mjegullimi 24/7 në debatet tona pafund për mjerimin relativ të frymës dhe mjerimin absolut të politikës në të cilën jetojmë dhe të fillojmë të merremi me gjëra pak më të mira: me finlandezët e mirë nga Finlanda. Pra, duhet të ketë diçka mirë në shtetin Finlandë!