Iniciativa “Shpëtim për luginën e Strumicës”, nën slloganin “Ndal për minierën e vdekjes –Illovicë!” arriti ta raelizojë qëllimin e vet – të realizojë referendume në komunat Bosillovë dhe Novo Sellë, në të cilat qytetarët vetë do të vendosin nëse janë “për” ose “kundër” hapjes së minierës në Illovicë.
Sipas Branko Beninovit, një nga anëtarët e Iniciativës, kërcënimi më i madh për suksesin e referendumit janë presionet që priten gjatë heshtjes para referendumit.
“Ne jemi të gatshëm të bëjmë çdo gjë, që të mos na përsëritet Vallandova. Jemi vazhdimisht në terren dhe në komunikim me qytetarët, dhe mund të them se nga ajo që deri tani e kemi dëgjuar dhe parë, 99% përqind nga ata, janë kundër minierës. Megjithatë, duhet të jemi të kujdeshëm, sepse nuk dëshirojmë të na gjen ajo që i ndodhi Vallandovës, ndërsa i ndodhi pikërisht në atë 48 orë të heshtjes para referendumit”, thotë Beninov në deklaratën e tij për CIVIL Media.
Nga iniciativa theksojnë se veç më disa muaj janë në angazhim të vazhdueshëm, në terren, dhe e informojnë publikun për pasojat nga hapja e minierës Illovicë, përmes materialit propagandistik, broshurave, pllakateve, fletushkave, spoteve dhe me zërim.
“Iniciativa jonë është e dëshmuar si e pavarur, mbipolitike dhe mbipartiake – e tillë duhet të mbetet nëse dëshirojmë sukses. Ne nuk jemi aktivistë të ashtuquajtur profesionistë, të cilët përfitojnë nga aktivitete të cilat shpesh janë vetëm teorike. Ne u morrëm me problem real dhe tani naduhet mbështetje. Fitoren në referendumet mund ta fitojmë vetëm të gjithë së bashku në rajonin e Strumicës, duke nënkuptuar rreth sa më të gjërër të subjekteve që nuk janë të vetëdijshëm për rreziqet nga miniera, të cilët e kuptojnë domosdoshmërinë nga fushata gjithpërfshirëse dhe që janë të gatshëm të ndihmojnë…Siç është e qartë, këto aktivitete kundër minierës i ndërmorrëm për mirëqenien e të gjithëve në luginën e Strumicës, për arsye se të gjithë jemi të prekur në mënyrë ekzistenciale në më tepër nivele, në veçanti ekonomia e Strumicës e cila do tël jetë seriozisht e rrezikuar nga pasojat e minierës. Nlse është për mirëqenien e të gjihtëve, atëherë të gjtihë duhet të marrin pjesë, secili në mënyrën e vet, në kornizat e mundësive. Së bashku jemi më të fortë dhe së bashku do ta zgjidhim problemin!”, thuhet në një nga mesazhet në Fejsbuk faqen e shoqatës jopërfituese ekologjike “Lugina e shëndoshë”.
Bashkëbiseduesi ynë Beninov, thotë se përveç aktiviteteve të tyre, janë rritur edhe aktivitetet e “Euromaks”, kompanisë investitore të minierës, përfaqësuesit e të cilës, sipas dëshmive të qytetareve dhe qytetarëve, kanë vizituar shitoret nëpër vendbanime dhe “u kanë premtuar qumësht e mjaltë banorëve”.
Maja Ivanovska