CIVIL Media i pyeti qytetarët në qendrën e Shkupit dhe në Çarshinë e Vjetër, si e vlerësojnë gjendjen në Maqedoni 16 vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.
“Kjo mund të bëhej me kohë, pa luftë, pa viktima! Kjo nuk i n gjan asgjëje, por, këta janë politikanë, nëse nuk mbajnl të hapur ndonjë temë, nuk do të jenë aktuel”, na tha një nga bashkëbiseduesit.
Pothuajse të gjithë qytetarët e anketuar thonë se, për fat të keq, asgjë nuk ka ndryshuar nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit deri sot.
“Asgjë nuk ka ndryshuar, Marrëveshja gjendet në sirtar!”, “Marrëveshja e Ohrit duhej të zgjidhet para 16 vite, jo sot!”, “Është njëjtë, edhe atëherë edhe tani, nuk ka asgjë të re!”, “Asgjë nuk kanë bë deri tani, vetëm merren vesh dhe në fund asgjë.”, “As më mirë, as më keq, nuk e vërej dallimin”, “Asgjë nuk ka ndryshuar, vazhdimisht gënjejnë!”…
Maja Ivanovska
Kamera: Dehran Muratov