“Kjo që po ndodh në Maqedoni, nuk do të ndodh më asnjëherë! Kjo është reklama më e madhe për shtetin, ka 203 vende që do ta transmetojnë lojën…Dy gjëra i ndodhën Maqedonisë, tërmeti në vitin 1963 dhe kjo sot, Super –kupa. Dhe asnjëherë më nuk do të ndodhë”, tha sot një shkupjan para kamerës së CIVIL Media, duke i elaboruar përshtypjet e veta pëe lojën “Real” – “Manchester”.
Sipas bashkëbiseduesit tonë, “asnjë kryeministër ose president, nbuk mund ta paraqesë shtetin më mirë se kjo. Unë ende nuk jam i vetëdijshëm se te ne po mbahet Super –Kupa, me dy milionë popullsi, me infrastrukturë të dobët, mungesë të stadiumeve të mirë të futbollit, si popull futbollistik jemi zero, në vendin e 145, dhe të na ndodh kjo, ende nuk jam i vetëdijshëm, disi, sikur jam në qiell”.
Qytetari thekson: “Po të isha në vendin e kryeministrit Zaev, ose po të mbetej Gruevski, të gjithë të huajve që erdhën, do tu mundësoja akomodim falas, sepse kjo reklamë nuk mund të paguhet me para!”
“Përmes ndeshjes së sotme, të gjithë do të dëgjojnë dhe kuptojnë për Maqedoninë, se ekziston në Ballkan”, theksoi bashkëbiseduesi tjetër.
Biljana Jordanovska
Kamera: Dehran Murartov