“Zoran Zaevi i pari do të arratiset nga Maqedonia, sepse asgjë nuk bëri për të mirën e shtetit! Me platformën e shqiptarëve dhe Marrëveshjen me Bullgarinë ka për qëllim të fshihet populli maqedonas!”, u përgjigj një nga qytetarët e anketuar në pyetjen – cili politikan/funksionar tjetrë i përfshirë në rastet e PSP, do të arratiset nga Maqedonia – nga anketa e sotme në terren e CIVIL Media, në rrugët e Shkupit.
Në pyetjen gazetare se ku qëndron në Marrëveshjen se do të shlyhet gjuha maqedonase, emri, pipulli shteti…, bashkëbiseduesi përgjigjet se “ajo është e fshehur, as nuk është e përmendur, sepse nuk përmendet as gjuha maqedonase, as populli maqedonas, asgjë nuk është përmendur!?”:
Bashkëbiseduesi i CIVIL Media është i vendosur se Zaevin e mbron “ombrella nga lartë”, siç sipas tij, e ka mbrojtur edhe më 27 prill në Kuvendin e Maqedonisë, në të “enjten e përgjakur”, kur qindra demonstrantë nga iniciative “Për Maqedoni të përbashkët”, hynë në Kuvend dhe i sulmuan deputetët e LSDM dhe LR PDSH. Edhe për dhunën në Kuvend, bashkëbiseduesi ynë vlerëson se fajtor është Zaevi, sepse i ka “mashtruar” njerëzit që u futën në Kuvend, dhe “ e ka provokuar popullin maqedonas që protestoi 70 ditë me radhë”.
Vullnet Mahmuti
Kamera: Dehran Muratov