Marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mire dhe bashkëpunim me Republikën e Bullgarisë duhet ti rrisë perspektivat dhe interest e qytetarëve të Maqedonisë. Me këtë Marrëveshje, që do të nënshkruhet në frymën e fqinjësisë së mire, në fakt, sipas kryeministrit Zoran Zaev, historinë e përbashkët duhet ta shohim si bashkuese, dhe jë të kërkohen dallimet.
“Qeveria do të veçohet në rast të nxitjes së urrejtjes ose kualifikimit nga ana ynë se dikush nxit urrejtje, sepse kjo nuk do të jetë në frymën e bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mire për të cilat angazhohemi. Jam i bindur se edhe qytetarët tone do ta kuptojnë Marrëveshjen, sepse, kjo nuk dzhet të jetë vetëm një tekst i vendosur në letër, por duhet të ketë shpirt, të kujdesemi, ta avancojmë miqësinë, të mundësojmë që Marrëveshja të jetë në frymë me të madhe nga ajo që vetë teksti e paraqet, në funksion të aspekteve positive të avancimit të bashkëpunimit në çdo aspect”, theksoi kryeministri Zoran Zaev.
E drejta e të gjitha shteteve në pajtim me këtë Marrëveshje është të kujdesen për interest e qytetarëve të vet në shtetet tjera.
“ Disa shtete këtë e kanë definuar me Kushtetutë. Me ndryshimet në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, kjo e drejtë nuk ekziston, por kjo nuk do të thotë se Republika e Maqedonisë nuk duhet të kujdeset për të drejtat e qytetarëve të vet, kudo në diasporë, gjegjësisht, jashtë Republikës së Maqedonisë. Kjo është esemca e nenit 11, paragrafi 4, “në pajtim me ligjin ndërkombëtar” “, tha Zaevi.
Marrëveshja do të mundet të shfuqizohet çdo here nga njëra pale. Kjo mundësi u është dhënë të dy shteteve, nëse cila do nga dy palët është e rrezikuar.
“Shpresoj se kjo asnjëherë nuk do të ndodhë. Komisioni i përbashkët multidisiplinor për çështje arsimore dhe historike do të dorëzojë raport njëvjetor para qeverive të palëve në marrëveshje. Sipas nenit 8, paragrafi 3 nga Marrëveshja, dy shtetet me pajtim të ndërsjellë do të organizojnë kremtime të evenimenteve dhe personave të përbashkëta historike, të drejtuara nga përforcimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore në frymën e vlerave evropiane. Historia e përbashkët do të jetë histori që na bashkon, dhe asnjëherë më të mos na ndan. Me të vërtetë ta shohim gotën gjysmë të mbushur, të shohim drejt perspektivave dhe interesave të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Marrëveshja ka reciprocitet të marrjes së të drejtave dhe obligimeve të dy palëve në Marrëveshje”, theksoi presidenti i Qeverisë.
Ai lajmëroi se Presidenti Gjorge ivanov ka qenë i informuar për rrjedhën e negociaave dhe për përmbajtjen e Marrëveshjes së arritur.
“Ne ndërtojmë kohabitim të mire me presidentin e shtetit, me siguri se e informojmë rregullisht përmes ministrit për punë të jashtme, i cili mbajti mbledhje. Para vizitës në Bullgari, unë dhe ministri për punë të jashtme ishim në konsultime dyanëshe te Presidenti i shtetit, pikërisht për këtë çështje. Sugjerimi i tij arriti publikisht, ta paraqesim këtë Marrëveshje në mënyrë transparente. Ja edhe këtë e respektojmë me siguri se kjë është edhe obligimi ynë para qytetarëve, por e ndjekim edhe këtë frymë. Ne, në fakt, siqerisht duam consensus nacional për ëtë çështje, e cila absolutisht është me rëndësi të posaçme positive dhe e mire e përgjithshme për Republikën e Maqedonisë dhe për qytetarët e saj”, tha Zoran Zaev në konferencën për shtyp në të cilën u prezantua teksti i harmonizuar për marrëveshjen bilaterale me Bullgarinë, e cila, sipas paralajmërimeve, do të nënshkruhet në Shkup, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë më 1 gusht.
M.Taleska