Pas vargut të teksteve të CIVIL Media për kopshtin “Bleta” në Çair , në të cilën është bërë keqtrajtimi i fëmijëve me përmbajtje fetare, të botuara në portalet e CIVIL – Qendrës për Liri në gjuhën maqedeonase dhe shqipe, dhe cilat dolën nga tema e gazetarit qytetar për kopshtin e paregjistruar “ Bleta”, nuk shuhen reagimet e mediave që janë të interesuara për temën, të institucioneve, por edhe në opinionin më të gjërë.
Objekti në të cilin është vendosur “kopshti” është në pronë të organizatës “Mustafa Pasha”, dhe është e regjistruar si Fondacion për arsim, kulturë dhe ndihmë humanitare. Fondacioni është i regjistruar në vitin 2012 dhe ka 11 pronarë.
Ministria për punë dhe politikë sociale ka ndërmarrë masa për kontrollimin e kopshtit, nëse është e regjistruar, kush qëndron pas saj, cili është akti zyrtar dhe mbi cilën bazë i shkel rregullat kushtetuese të shtetit sekular siç është Maqedonia. Nga aty kuptuan se në shtëpi private, të adoptuar në kopsht, mbahet mësim fetar me fëmijë të moshës 6 deri 11 vjeçare.
“Edhe fëmijët edhe mësimdhënëset vërtetuan se këtu mbahet mësim me rite fetare (lutje, falje namazi dhe lexim të librave fetare) nga ora 11 deri në ora 16 çdo ditë pune. Me kërkesë të inspektorit nga Inspektorati Shtetëror për punë, për depërtim në dokumentacionin për punën e objektit, janë deklaruar se dokumentacionin e posedon pronari i shoqatës humanitare “Mustafa Pasha”, i cili është shtetas i Turqisë. Gjithashtu, nga deklarimi i mësimdhënëses së pranishme, kjo shoqatë humanitare ka disa objekte me karakter të njëjtë edukativ-arsimor, por nuk e din se ku gjenden”, thuhet në kumtesën e Ministrisë.
Nga Ministria informojnë se në interesin e sigurisë së fëmijëve që në kundërshti me ligjin, janë të strehuar në një, të ashtuquajtur, organizatë humanitare, do të kërkojnë nga MPB dhe nga Ministria e arsimit dhe shkencës, në korniza të kompetencave të tyre, ta kontrollojnë arsyeshmërinë, karakterin, qëllimet dhe intencat e organizatës humanitare.
Pas kërkesës nga Ministria për punë dhe politikë sociale, Inspektorati Shtetëror i arsimit dje ka dalur në terren për kontrollimin e gjendjes. Edhe nga Ministria për arsim kanë lajmëruar se inspektorët janë në terren dhe paralajmërojnë më tepër informata në ditët e ardhshme. Ministria për punë dhe politikë sociale vazhdon me inspekcione të jashtëzakonshme të objektit. Këto dy ditë kopshti është i zbrazët.
Ekzistimi i kopshtit “Bleta” u dënua edhe nga Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame i cili paralajmëroi se do të kundërshtojë në mënyrë institucionale mësimin që është në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën.
“Pa pajtimin tonë këtë nuk mund ta bëjë askush dhe nuk guxon as të mendojë për një gjë të tillë. Ne nuk do të lejojmë që dikush me vetëdije të na i infekton fëmijët. Aq sa është informim dhe edukim, aq mund të jetë edhe helmim! Unë ju garantoj dhe ju them se me të gjitha trupat e BFI-së njëzëshëm kundërshtojmë”, u deklarua Sulejman Rexhepi, kryetari i BFI.
Përfaqësues të Avokatit të Popullit gjithashtu dolën në terren me qëllim të vërtetimit për ngjarjet konkrete në dhe me kopshtin “Bleta”. Nga ky institucion, kërkojnë përgjegjësi për personat që e kanë lejuar punën e çerdhes.
Përgjegjësi kanë kërkuar edhe dy partitë më të mëdha në vend LSDM dhe VMRO-DPMNE.
Nga MPB thonë se dje e kanë pranuar lajmërimin dhe i njëjti është dorëzuar te njësitë përkatëse të organizatës.
Përveç dënimeve, me qëndrim pjesërisht të ndryshëm për këtë çështje, doli Ambasada e fëmijëve “Megjashi” në kumtesën e të cilës thuhet se “fëmijët që e vizitojnë qendrën janë fëmijë të prindërve që e praktikojnë fenë Islame. Prindët me vetëdëshirë dhe sipas bindjes së tyre personale i kanë dërguar fëmijët në atë qendër, dhe kanë pasur dijeni se përveç tjerave, mëpsohen edhe rregullat themelore fetare. Në të vërtetë, kjo edhe është arsyeja për të cilën i kanë dërguar fëmijët në atë “kopsht””.
Njëkohësisht, edhe nga Megjashi, megjithatë, shtojnë se kopshtet e fëmijëve janë institucione publike dhe të gjithë që punojnë në kopshte duhet tu përmbahen rregullave pozitive të Republikës së Maqedonisë, me të cilat garantohet mbrojtja e të drejtave të fëmijëve dhe interesi më i mirë i fëmijës dhe zhvillimit në frymë të pranimit, ndarjes, pranimit si dhe vlerave tjera në frymën e multikonfesionalizmit.
Sipas kushtetutës, Maqedonia është shtet sekular, ndërsa mësimi fetar nuk është i lejuar në paralele parqashkollore dhe në shkollat fillore.
Maja Ivanovska