“Njerëzit që jetojnë në këtë qytet dhe e përbëjnë qytetin ose i japin shpirt qytetit, në fakt, janë të vdekur ekologjik, gjegjësisht, njerëz të cilët nuk e kanë idenë çfarë do të thotë ta ruash mjedisin jetësor. Kjo është, të më falni, të urinosh në dhomën e ditës deri sa shihni tv”, u deklarua Dushko Gruevski nga organizata qytetare “ Për ne bëhet fjalë” në bisedën me CIVIL Media.
Në Manastir, REK Bitola është ndotësi më i madh në vazhdimësi. Në përqindje të madhe, në periudhën e dimrit dhe kur ngrohen amvisëritë, sipas bashkëbiseduesit tonë, Manastiri ndotet në llogari të premtimeve të parealizuara për ngrohjen qendore të vendbanimeve, të cilat asnjëherë nuk realizohen, ndërsa çdo herë janë në programet e partive politike.
Puna e parë për të cilën njerëzit nuk janë të vetëdijshëm është pikërisht ajri i ndotur dhe mjedisi jetësor i ndotur. Siç thotë Gruevski, “Për ne bëhet fjalë” i përkushton kohë më tepër pikërisht problemit me ndotjen, sepse nuk ka zgjidhje gjatë natës, dhe me qëllim – nxitja e qytetarëve të luftoj në për të[ drejtat e tyre dhe për forcimin e vetëdijes për problemet e përditshme me të cilët përballet Manastiri.
Përveç për ekologjinë, me Gruevskin biseduam edhe për drejtësinë sociale dhe për kalimin e trishtë të Manastirit – nga qytet industrial, në “qytet në të cilin mbijetohet, dhe jo jetohet!”
“Në kohën e fundit, në Manastir shpesh do të dëgjoni, mirë është, nëpër frigoriferë kemi ushqim, llogaritë i paguajmë me kohë, dhe falë Zotit, jetojmë disi”, tha Gruevski pëlr CIVIL Media.
Biljana Jordanovska
Kamera: Dehran Muratov
Montazhi: Maja Ivanovska
Intervista është pjesë e projektit “Shoqëri pa kufij”, të cilin CIVIL – Qendra për Liri e zbaton me mbështetje nga Fondacioni Gjerman “Hajnrih Bell”. Qëllimi i projektit është promovimi dhe edukimi i qytetareve dhe qytetarëve të Maqedonisë për “Kartën Qytetare”, dokumentin global për avancimin e të drejtave qytetare dhe të pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në proceset e vendimmarrjes.