Rënia e vazhdueshme e mediave të Maqedonisë në rang listën botërore, vendi i 111 sipas indeksit të Reporterëve pa kufij, është tregues i mjaftueshëm për lirinë në mediat gjatë viteve të kaluara. Edhe këtë vit, Maqedonia do ta shënojë Ditën Botërore të mediave në shenjë të territ mediatik, kërcënimeve, frikësimit dhe dhunës strukturore.
Vetëm në vitin 2016, CIVIL – Qendra për Liri ka regjistruar mbi 40 raste të sulmeve dhe presioneve të drejtpërdrejta mbi gazetarë dhe punëtorë të mediave, si dhe mbi gazetarë qytetarë me të cilët bashkëpunon organizata.
Pjesa më e madhe e mediave të Maqedonisë reflektojnë pasqyrë të shtrembëruar në etër, ndërsa një pjesë e madhe nga ata ende janë të kontrolluara nga strukturat e fuqisë dhe partitë të cilat ende e uzurpojnë pushtetin.
Jotransparenca e mediave, korrupsioni, sundimi autokrat dhe partiak i mbyllën mediat në një ballon në të cilin prodhohen përmbajtje të shkruara dhe të me regji paraprake të cilat i servohen opinionit për më tepër se 10 vite.
Politika e këtillë mediatike sjelli deri te shuarja e edhe dy mediave të shtypura, nën arsyetimin e tejdukshëm për probleme financiare, media të cilat nuk janë plotësisht në kthetrat e pushtetit.
Pas sulmit të dhunshëm në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të cilin e organizoi VMRO – DPMNE, ku u lënduan më tepër se 10 gazetarë, ndërsa pajisja u ishte shkatërruar dhe u shfrytëzua për dhunë brutale fizike mbi deputetët e shumicës së re parlamentare në Kuvend, mund të pritet lehtë vendi në fundin e listës së vendeve jo të lira.
Mënyra në të cilën u zhvillua fushata parazgjedhore dhe informimi pas- zgjedhor është pasqyrë dëshpëruese dhe brutale e realitetit në të cilin gjendet gazetaria e Maqedonisë – është pjesë nga konstatimet e publikuara edhe në reportin e Civilit nga vëzhgimi zgjedhor në vitin 2016.
Fushata negative e cila ende po zbatohet, e arriti kulmin e vet, ndërsa një nga pasojat është pikërisht dhuna që ndodhi në shtëpinë ligjvënëse.
Përkundër të gjitha presioneve, shpifjeve dhe kërcënimeve, si dhe pas plaçkitjes së zyreve vetëm tre ditë para kësaj date, CIVILI vazhdon me angazhimete e veta, duke e ngritur zërin kundër kontrollit të mediave, propagandës së fëlliqur politike dhe dhunës mbi gazetarët.
Ndjellja shumëvjeçare e frikës, involvimi në vepra kriminele, kërcënime për largime të gazetarëve, falsifikimi i lajmeve dhe manipulimi me opinionin, shprehja e urrejtjes që është ditë më e pranishme, tregojnë për domnosdoshmërinë e kthimit urgjent të gazetarisë kritike.
Civili u bën thirrje gazetarëve dhe mediave të bashkohen në angazhimet e përbashkëta dhe luftën për liri mediatike dhe të kontribuojnë ndaj krijimit të shoqërisë demokratike në të cilën gazetaria do të jetë shembull për respekt dhe e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut.