Punëtorët e “Jugohrom”-it sot nga ora 11 deri në ora 13, për herë të tretë e bllokuan rrugën Tetovë-Shkup, me kërkesë të vazhdojë me punë fabrika në Jegunovcë.
Bajram Amiti, kryetari i Sindikatës së “Jugohrom”-it, në deklaratën e tij për CIVIL-Media thotë se kërkesat e tyre janë që Qeveria të mundësojë fabrika ti lëshon furrat dhe ekipi i menaxherëve të mbarojë me ndërtimin e sistemit të pluhurosjes.
“Për momentin, fati i të punësuarve është në duart e Qeverisë, ne i harxhuam të gjitha mjetet dhe mundësitë për mbajtjen e të punësuarve. Nga dje, përveç se mbetën pa të ardhura, ara mbetën edhe pa sigurim shëndetësor dhe pensional”, thotë Amiti.
Sa i përket vendosjes së filtrave, Amiti thotë se kërkesat e tyre janë puna paralele e fabrikës dhe vendosja e sistemit të pluhurosjes, në mënyrë që fabrika të realizojë të ardhura.
Për nesër në ora 14 është caktuar takim i sërishëm me deputetin-kryeministër Emill Dimitriev, për të cilin Amiti shpreson se do të kryhet me rezultat pozitiv.