CIVIL-Qendra për Liri ka realizuar një varg hulumtimesh në sferën e drejtësisë sociale në vitin 2015 dhe 2016. Ekipet vëzhguese dhe hulumtuesit e Civilit arritën deri te dëshmitë tronditëse për gjendjen e të drejtave të punëtorëve në Republikën e Maqedonisë. Punëtoret dhe punëtorët në Maqedoni janë të paguar nën të gjitha standardet e vlerësimit të punës, dhe janë mjet i mobingut dhe maltretimit në vend të punës, dhe shpesh edhe të keqpërdorimit dhe diskriminimit politik.
Në hulumtimin e vet, Civili i ka përfshirë edhe punëtoret e tekstilit. Industria e tekstilit është bartës i ekonomisë në Shtip. Në Shtip ka mbi 80 konfeksione tekstili, prej të cilave një pjesë e madhe janë investime të huaja.
Sipas informatave të cilat arritën deri te Civili, punëtoret dhe punëtorët punësojnë mes shtatë dhe nëntë mijë denarë në muaj. Në atë shumë hyjnë edhe paratë e nevojshme për transport dhe ushqim. Punojnë me ndërrime, shpesh edhe jashtë orarit të punës dhe gjatë festave, mirëpo për këtë nuk paguhen në mënyrë plotësuese. Sipas disa dëshmive, nëse mungohet nga puna për shkak të sëmundjes, punëtoret janë të detyruara të kthejnë të holla. Mbrojtja gjatë punës është kategori që nuk ekziston. Ofendimet janë pjesë e përditshmërisë së tyre. Një numër i madh i tyre nuk kanë sigurim shëndetësor.
Realiteti nuk është i ndryshuar me vite. Trajtimi i punëtoreve dhe punëtorëve në industrinë e tekstilit vetëm përkeqësohet. Një numër i tyre janë ushqyes, burimi i vetëm i ekzistencës për familjet e tyre.
Bashkëbisedueset tona deshën të mbeten anonime, nga frika se mos e humbin mundësinë e vetme për ekzistencë.
Biljana Jordanovska