CIVIL-Qendra për Liri e organizon seminarin e tretë rajonal për gazetari qytetare që do të mbahet në Strumicë. Siç është e theksuar në thirrjen, seminari do të mbahet më 18 dhe 19 janar ( e shtunë dhe e diel) në hotelin “Esperanto”.
Të drejtë për pjesëmarrje kanë të gjithë qytetaret dhe qytetarët e rritur nga komunat Strumicë, Vallandovë, Gjevgjeli, Dojran, Novo Sellë, Bosillovë, Vasilev, Konçe dhe Demir Kapi. Civili i fton të gjithë të interesuarit të paraqiten onlajn ose në [email protected], me biografi të shkurtë dhe letër motivimi.
Seminari është pjesë e projektit “Objektivi qytetar” dhe i treti me radhë në serinë e seminareve për trajnim të gazetarëve qytetarë nëpër tërë vendin.
Qëllimi themelor i projektit “Objektivi qytetar” është kontributi ndaj proceseve transparente dhe përgjegjëse politike, të forcohet vetëdija qytetare për praktikat politike dhe praktikat lidhur me të drejtat e njeriut, me të drejtën votuese dhe me proceset politike dhe të alarmohet publiku i vendit dhe ndërkombëtar për praktikat mashtruese në proceset zgjedhore dhe në përgjithësi.
CIVIL e botoi publikimin “Ne jemi mediat!”, i cili është resurs i shkëlqyeshëm për qytetaret dhe qytetarët aktivë, të interesuar për gazetari qytetare.
Projekti është i mbështetur nga Fondacioni National Endowment for Democracy.