Marion Kraske, drejtoresha e Fondacionit Gjerman “Hjanrih Bell” – Zyra në Sarajevë, në promovimin e sotëm të publikimit “Shrinking Spaces in the Western Balkans”, në botim të Fondacionit, foli për veprën e Hajnrih Bell (1917 -1985), një nga shkrimtarët më të mëdhenj Gjerman, fitues i çmimit Nobel për letërsi në vitin 1972, për aktivitetet e fondacionit dhe rëndësinë e shoqërisë qytetare për zhvillimin e demokracisë. Zonja Kraske theksoi se Hajnrih Bell sot nuk është i njohur vetëm për veprat e tij letrare, por edhe për qëndrimet dhe angazhimin e tij.
“Duke i falënderuar qasjes së tij të jashtëzakonshme, sot flasim për temat siç është demokratizimi, barazia gjinore dhe mbrojtja e mjedisit njerëzor”, tha drejtoresha Kraske.
Ajo i njoftoi të pranishmit me punën e Fondacionit i cili është i pranishëm në mbi 60 shtete në botë, dhe për të cilin sferë kryesore e interesit është shoqëria qytetare. Sipas Kraske, shoqëria qytetare është korrigjues qenësor në vendosjen e demokracisë, ndërsa rrezikimi alarmues dhe i palejueshëm i aktivistëve qytetare nga ana e politikanëve, partive ose përfaqësuesve të bashkësive fetare, është arsyeja për botimin e publikimit, në të cilën janë të vendosura punimet për fenomenin global të ngushtimit të hapësirës për veprimin e aktorëve të shoqërisë qytetare, i cili po merr hov edhe në rajonin Ballkanik.