Gjatë javës së kaluar, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të cilat u mbajtën më 11 dhjetor, pyetja kryesore në Maqedoni është nese dë të krijohet qeveri dhe kush do ta krijojë. Ekipi i CIVIL Media i ka pyetur qytetarët nëpër qendrën e Shkupit, të cilët janë të ndarë në mendimet e tyre. Disa vlrësojnë se Zoran Zaev do të krijojë qeveri dhe se më në fund do të dalim nga kriza politike, derisa tjerë kanë deklaruar se Nikolla Gruevski është ai që do ta shpëtojë Maqedoninë nga ndikimet e huaja.
Një nga qytetarët e anketuar thotë: “Gruevski do të krijon qeveri sepse është i aftë edhenë mënyrë politike edhe ekonomike. Edhe emrin nuk do ta jep! Rreth 170 mijë joqytetarë të Maqedonisë kanë pranuar në kohë”.
Në pyetjen se me cilin do të krijojë qeveri Gruevski, qytetari është përgjigjur “Nëse duhet, edhe me djallin e zi le të krijojë qeveri, vetëm me Zaevin jo”!
Disa nga qytetare/ët mendojnë se nuk ka kushte për krijimin e qeverisë së re.