Pas mbarimit të afatit për dorëzimin e padive deri te Gjykata Administrative për vendimet e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, pas ankesave të dorëzuara nga partitë, për votimin dhe rinumërimin e rezultateve nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor, e tërë vëmendja e publikut është e dejtuar nga ky institucion. Gjykata ka afat prej 48 orëve pas pranimit të padive, të vendos për ato, ndërsa Vendimin do ta shpallë në ueb faqen, bashkë me votimin e çdo gjykatësi. Këshilli nga pesë gjykatës të zgjedhur me short, vendos në seancë publike të Gjykatës Administrative, dhe pastaj e informon publikun dhe përfaqësuesit e autorizuar të partive, për paditë e të cilave vendoset.
Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka pranuar vetëm një nga tetë ankesat nga Besa dhe ka anuluar një vendvotim në Gostivar, ndërsa ka refuzuar gjashtë ankesat nga LSDM, pasi tërheqjes së dy ankesave nga partia, LSDM ka ngritur katër padi deri te Gjykata Administrative për votim në vendvotime në Njësinë Zjgedhore të Gjashtë, ndërsa Besa ka lajmëruar se nuk do të ngrit padi deri te Gjykata Administrative, pasi KSHZ ka refuzuar shtatë ankesat e tyre.
Edhe pse VMRO-DPMNE ka paralajmëruar se nuk do të merr në konsideratë asnjë vendim të asnjë institucioni shtetëror, i cili nuk do ta shprehë qartë vullnetin e qytetarëve, ndërsa lideri Nikolla Gruevski i porositi gjykatësit e Gjykatës Administrative se nuk guxojnë të pranojnë asnjë presion, edhe kjo parti ka ngritur padi deri te Gjykata Administrative, për ankesën e pranuara nga Besa, pas votimit të verifikuar nga KSHZ- votim për person tjetër në Vendvotimin 0396/1, në Komunën Gostivar, Njësia Zgjedhore 6.
Seanca e KSHZ për ankesat ka zgjatur tre ditë, me çfarë janë tejkaluar afatet e parapara në Oraret për zgjedhjet, dhe u prolongua edhe afati për rezultatet përfundimtare. Vendimet e Gjykatës Administrative janë përfundimtare, dhe nëse do të ketë rivotim, do të duhet të mbahet më 25 dhjetor.